Secondary Adv

Ja disa rregulla qe duhen ndjekur per te pasur nje biznes te suksesshem

Share on Google+

 

Cdokush që ka krijuar një sipërmarrje dhe e ka kthyer atë në një biznes të suksesshëm, ka ecur në bazë të disa rregullave, të cilat e kanë ndihmuar gjatë gjithë rrugës. Është gjithmonë frytëdhënëse dhe shpesh frymëzuese për të tjerët që të dëgjojnë këshillat e më të sukseshmeve. Peter Jones, një sipërmarrës i suksesshëm ka treguar 10 rregullat e arta për nisjen e një biznesi.


1-Mos e krijoni një sipërmarrje nëse aktivitetin e saj nuk e keni pasion, nëse nuk është diçka që e dashuroni, apo nëse nuk ka lidhje me ju.

 

2-Në qoftë se keni menduar për një strategji shpëtimi në rast dështimi, atëherë nuk e keni pasion atë gje

 

3-Punësoni njerëz që mendoni se do të punojnë me kënaqësi të madhe në kompaninë tuaj.

 

4-Krijoni një strategji që kompania të gjenerojë të ardhura. Duhet të dini se në ç’mënyrë konkretisht kompania do të fitojë para dhe si do t’i realizojë ajo të ardhurat.

 

5-Kuptoni kompetencat tuaja thelbësore dhe përqëndrohuni tek to.

 

6-Paguajini mirë njerëzit që do të kryejnë detyrat kryesore, pasi duhet të bëni më të mirën aty. Ndërsa nëse buxheti nuk ju mjafton mund të sakrifikoni cilësinë në sektorët e tjerë të kompanisë, duke marrë punonjës që paguhen më pak.

 

7-Punoni në ambiente kolektive, pa zyra të mbyllura. Ambjentet e hapura të zyrave bëjnë që të gjithë punonjësit të jenë të sinkronizuar me gjithçka që ndodh në kompani. Nëse ndonjë punonjës ankohet se ka nevojë për privaci, tregojini derën e tualetit. Nuk duhet të ketë asgjë për të fshehur në startin e një biznesi. Për teknologjinë, përdorni ato që njihni. Nëse dini të përdorni Apple, atëherë përdoreni. Nëse ju pëlqen Windows, përdorni atë. Në fillimet e një kompanie nuk ka shumë punonjës, kështu që secili mund të përdorë atë që di, në mënyrë që të mos shtohen shpenzimet me trajnime të mëtejshme për këtë çështje.

 

8-Komunikoni me të gjithë punonjësit në mënyrë horizontale. Kjo do të thotë që komunikimi vertikal sipas hierarkisë të jetë minimal. Nëse keni menaxherë që i raportojnë një menaxheri tjetër që në hapat e parë të kompanisë, ka shumë mundësi që të dështoni.

 

9-Mos nënkontraktoni firmë marrëdhëniesh publike (PR). Në hapat e para, kompania ka nevojë që të krijojë marrëdhënie personale me partnerët e saj. Pra, komunikoni vetë me personat që ju mendoni se janë të interesuar të dinë rreth jush. Gjeni email-in dhe prezantoni kompaninë.

 

10-Kthejini detyrat e punonjësve në argëtim. Kini kujdes me stresin e tyre dhe shpërblejini ata për performancën. Në kompaninë time të parë, MicroSolutions, sa herë që kishim shitje rekord, unë u jepja kartmonedha 100 dollarëshe njerëzve të shitjes dhe të gjithë ishin të kënaqur nga kjo.

 


Më të lexuarat